Mbyllet Festivali për të drejtat e njeriut, drama afgane në fokusin e kinemasë, edhe në Tiranë me 3 filma

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 12:12
afgan 1024x576

Mbyllet Festivali për të drejtat e njeriut, drama afgane në fokusin e kinemasë, edhe në Tiranë me 3 filma

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 12:12

Lajmet që vijnë nga Afganistani, lëvizjet, por edhe të drejtat e këtyre njerëzve që përpiqen për sigurinë e jetës së tyre, kanë prekur edhe kinemanë.

Me një film dokumentar ku trajtohet drama e një afgani, kështu është mbyllur festivali ndërkombëtar i të drejtave të njeriut në Tiranë.

Gjatë këtij edicioni të 16-të, si personazhe e histori reale shqiptarët mundën të njiheshin edhe me dy gra artiste, edhe këto afgane që aktualisht po përndiqen nga vetë toka e tyre.

Drejtuesi, po njëkohësisht edhe krijuesi i këtij festivali në vendin tonë, Kujtim Çashku, solli në Tiranë përgjatë 6 ditëve, 34 produksione filmike të zhanrit dokumentarë, të cilat në kushte të pandemisë janë shfaqur në ambientet e jashtme të shkollës Marubi apo në lulishten e kryeministrisë.