Nis sot zyrtarisht viti i ri shkollor: Mësuesit duhet të kenë certifikatë vaksinimi ose test Covid, nxënësit me maska

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 09:41

Nis sot zyrtarisht viti i ri shkollor: Mësuesit duhet të kenë certifikatë vaksinimi ose test Covid, nxënësit me maska

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 09:41

500 mijë nxënës ulen sot në bankat e shkollave për të nisur vitin e ri shkollor. Edhe këtë vit mësimi nuk do të zhvillohet në kushte normale. Në disa shkolla do të ketë orë 25-minutëshe, ndërsa të tjera do të funksionojnë me dy turne.

Mësuesit duhet të kenë certifikatë vaksinimi ose test të përjavshëm ndaj COVID-19. Po ashtu, në klasa është e detyrueshme maska, distanca si dhe mësimi zhvillohet me orë fikse.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, uroi të gjithë nxënësit që të hënën do të rikthehen në bankat e shkollës.

Nëpërmjet një videomesazhi, ministrja Kushi shprehet se në të gjitha shkollat janë marrë masat për mbarëvajtjen e vitit shkollor. Ajo gjithashtu ftoi nxënësit të respektojnë masat anti-Covid pasi shëndeti është elementi më i rëndësishëm në këto kohë pandemie.