Pas Fierit dhe Vlorës, “Foltorja” e Berishës zhvendoset në Durrës

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 19:53
BERISHA NE FIER frame 1344 1024x576

Pas Fierit dhe Vlorës, “Foltorja” e Berishës zhvendoset në Durrës

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 19:53

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar destinacionin e radhës të bashkëbisedimit të tij me demokratët nën moton “Foltorja”.

Pas Fierit dhe Vlorës, Sali Berisha do të takohet me demokratët e Durrësit të mërkurën në orën 18:00 te Pallati i Kulturës.

“Foltorja” e ish kreu të PD nisi disa ditë pas vendimit të kryetarit aktual Lulzim Basha për ta përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar për shkak të ultimatumit nga SHBA që e ka shpallur atë “non grata”.

Ish kryeministri ka kërkuar në të gjithë takimet largimin e Lulzim Bashës, duke hedhur akuza ndaj tij se bashkëpunon me Edi Ramën.

Në takimin e fundit në Vlorë, Berisha u shpreh se dhe Basha ka pasur probleme për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.