Përgjatë shtatorit, falsifikuan testet e PCR-së, Austria kthen 20 shqiptarë

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 19:44
MB TESTET AUSTRI frame 656 1024x576

Përgjatë shtatorit, falsifikuan testet e PCR-së, Austria kthen 20 shqiptarë

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 19:44

Nga fillimi i shtatorit të këtij viti, në Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës janë konstatuar 20 shqiptarë që kishin falsifikuar testin e PCR-së dhe autoritetet austriake i kanë kthyer drejt Tiranës.

Lajmi është publikuar nga disa media të Austrisë, ku theksohet se në pjesën më të madhe, pronarët e certifikatave të rreme mbërritën me fluturime nga kryeqyteti shqiptar.

Ata u kthyen sërish në Shqipëri, pasi kanë dorëzuar një depozitë sigurie. Përgjatë shtatorit në aeroportin e Vjenës janë ndaluar 29 persona me teste false, ku pjesa më e madhe e tyre ishin shqiptarë.