Rama, vizitë në Prishtinë, Kurti: Të rrisim bashkëpunimin për shqiptarët

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 11:04
as5k2 1371 frame 4176 1024x576

Rama, vizitë në Prishtinë, Kurti: Të rrisim bashkëpunimin për shqiptarët

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 11:04

Pas takimit me kryeministrin Rama, Albin Kurti, në konferencën e përbashkët u shpreh se është diskutuar për shumë tema, ndërsa theksoi se duhet të rritet bashkëpunimi për të mirën e shqiptarëve.

“Jam i gëzuar me vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, të cilin e uroj për mandatin e ri. Mandatet e dy qeverive tona i kemi marrë në një kohë me shumë sfida, përballja me pandeminë, e të tjera. Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen progresit në Shqipëri. Përtej sfidave, dy qeveritë tona kanë mundësi për të realizuar projektet që priten nga qytetarët. Ne duhet ta rrisim bashkëpunimin për shqiptarët. Ndërlidhja mes dy vendeve për heqjen e barrierave që shkaktojnë vështirësi është e domosdoshme. Nëse ka vende ku kjo do të mund të bëhet sa më shpejt është pikërisht Kosova dhe Shqipëria. Biseduam për të gjitha fushat e qeverisjes sonë të mirë dhe në veçanti u zotuam që e shohim tejet të rëndësishëm koordinimin gjithandej.

Biseduam edhe për avancimin e marrëveshjeve ekzistuese mes dy vendeve. Biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive dhe u vendos të vazhdojnë përgatitjet dhe mbledhja të jetë në gjysmën e dytë të nëntorit. Ramë dakord për një sekretariat koordinues, i cili do të udhëhiqet nga Gentian Sala që ka të dyja pasaportat”, tha Kurti.