Referendumi historik, San Marino mbështet të drejtën e abortit

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 16:50
SAN MARINO frame 0 1024x576

Referendumi historik, San Marino mbështet të drejtën e abortit

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 16:50

Banorët e San Marinos e thanë fort dhe qart; aborti është i ligjshëm. Më shumë se 77 për qind e pjesëmarrësve në referendumin e zhvilluar atje, u shprehën pro ndërprerjes së vullnetshme të shtatzënisë brenda javës së 12-të.

Në Republikën e vogël me rreth 33 mijë banorë ishte në fuqi një ligj i 150 viteve më parë që ndalonte praktikën. Rreth 40 për qind e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në referendum.

Rezultati nënkupton se San Marino i bashkohet shteteve të tjera katolike si Irlanda, ku aborti bëhet i ligjshëm.