“Serbia e mundur në fushën e betejës”, media serbe: Rama sulmon Beogradin nga Prishtina

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 14:15
kurti rama 2 1024x576

“Serbia e mundur në fushën e betejës”, media serbe: Rama sulmon Beogradin nga Prishtina

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 14:15

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama nga Prishtina, që akuzoi Beogradin, se po bën manovra teatrale në veri të Kosovës, janë cilësuar nga mediat serbe si sulme ndaj Serbisë. Faqja online e B2 në Serbi, në titullin e saj kryesor shprehet se kryeministri shqiptar Edi Rama sulmoi Serbinë pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë, ndërsa citon Ramën.

“Nuk ka dyshim se në radhë të parë, dhe mbi të gjitha, Serbia duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm, dhe është vërtet për të ardhur keq, që në vend të përparimit konkret në dialog drejt njohjes reciproke dhe pajtimit përfundimtar me të kaluarën, sot ne jemi dëshmitarë të teatrit të Serbisë me manovrat ushtarake në kufi, me shtetin sovran të Kosovës ”, tha Rama.

Sipas tij: “Këto manovra në fakt nuk i mbrojnë serbët në veri të Kosovës, siç pretendon udhëheqja zyrtare e Beogradit, me mbështetjen e disa fantazmave të gjeneralëve të ushtrisë së mundur në fushën e betejës, më shumë se 20 vjet më parë, të cilët duket të kenë dalë nga varri duke pretenduar se mbron integritetin dhe sigurinë e qytetarëve serbë në Kosovë”.

Ai iu referua veprimeve të serbëve në manovrat teatrale në veri, ndërsa përmendi gjithashtu se Qeveria e Kosovës pagoi energjinë elektrike për serbët në veri.

“Në fakt, qytetarët serbë në Kosovë jetojnë pa asnjë kërcënim, madje thuhet se qeveria e këtij vendi i ka paguar faturat e energjisë elektrike, gjë që askush nuk e bën askund, jo vetëm në Ballkan, por edhe në mbarë botën”, tha Rama, citon B92.