Situata në veri të Kosovës, Tritan Shehu: Vizita e Ramës e sforcuar. “Open Balkan” ka rënë

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 09:44

Situata në veri të Kosovës, Tritan Shehu: Vizita e Ramës e sforcuar. “Open Balkan” ka rënë

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 09:44

Kryeministri Rama zhvillon, këtë të hënë, një vizitë në Kosovë, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Vizita e Ramës vjen në një situatë tensionesh mes Prishtinës dhe Beogradit.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i ftuar në “Dita jonë”, u shpreh se vizita e Ramës në Prishtinë është e sforcuar.

“Vizita e Ramës në Prishtinë e sforcuar, e vonuar. Kjo realizohet në një moment tensioni të lartë, të një provokacioni të thellë që Serbia po bën pas rolit të liderit që Rama i ka dhënë Vuçiçit. Qarqet e vjetra janë akoma aktive, ende nuk janë shuar”, u shpreh Shehu.

Më tej, Tritan Shehu theksoi se pas tensione në veri të Kosovës, “Open Balkan” ka rënë.

“Pas kësaj ngjarjeje Open Balkan ra, dhe fasada ra. Doli në pah falsiteti i projekteve. Ne tani duhet të koncentrohemi qartë në përmbushjen e kushteve për anëtarësimin në Ballkan. Integrimi në BE nuk është kolektiv, por individual për çdo vend. Të mos fshihemi më pas Open Balkan, por të plotësojmë kushtet”, u shpreh Shehu.