Spektakël në Rusi, 100 gara të fituara për Hamilton

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 10:26
FORMULA 1 HAMILTON 100 FITORE 1024x576

Spektakël në Rusi, 100 gara të fituara për Hamilton

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 10:26

Luis Hamilton rikthehet te fitorja në Formula 1. Ylli britanik zhvilloi një garë fantastike në Soki të Rusisë duke e mbyllur garën në vendin e parë, sukses i cili ishte i 100-ti në garat e shpejtësisë, si asnjë pilot në histori.

Gara e Rusisë ishte spektakolar sidomos në xhirot e fundit kur pista u pushtua nga reshjet e shiut, faktor që ndryshoi krejtësisht rrjedhën e garës. Lando Norris që kryesonte, zgjodhi të riskojë dhe ti shkoi garës deri në fund me të njëjtin tip gomash por strategjia e McLaren rezultoi e gabuar, pasi Norris e pati thuajse të pamundur ta mbante makinën në pistë.

Perfektë ndërkohë te Mercedes, me Hamilton që vendos gomat e shiut dhe arriti të kalojë i pari vijën e finishit. Në podium ungjit rivali për titull Max Vershtapen që e mbylli garën i dyti pasi u nis nga vendi i fundit, si dhe spanjolli i Ferrarit, Karlos Sainz.