Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Tërmeti me magnitudë 6.0 tronditi Kretën këtë mëngjes, raportohen të lënduar dhe dëme të shumta materiale

Nga A2 CNN
27 Shtator 2021, 09:38 | Ballkani

Një tërmet me magnitudë 6.0, goditi ishullin grek të Kretës, në orën 09:17 të mëngjesit, me orën lokale, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC) dhe Anketës Gjeologjike të Shteteve të Bashkuara (USGS).

EMSC fillimisht raportoi se tërmeti kishte një magnitudë prej 6.5, por menjëherë pas kësaj u tha për magnitudë 6.0 në një thellësi prej 10 km. Epiqendra u raportua të jetë 16 milje në juglindje të qytetit të Heraklion.

Mediat greke raportojnë se tërmeti që ka tronditur zonën ka shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërkohë që raportohen edhe të plagosur. Dëmtimet kanë ndodhur në ndërtesat e vjetra.

A2 CNN Livestream

Dita jonë