Tregu i pasurive të paluajtshme, çmimet e pronave u rritën me 5.8% në pandemi

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 14:20

Tregu i pasurive të paluajtshme, çmimet e pronave u rritën me 5.8% në pandemi

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 14:20

Çmimet e banesave në Shqipëri janë rritur ndjeshëm përgjatë pandemisë, pavarësisht se ka pasur më pak prona të shitura.

Sipas të dhënave që raporton Banka e Shqipërisë, në kryeqytet, indeksi mesatar i çmimeve të pasurive të apartamenteve dhe vilave u rrit me 5.8% më shumë në gjysmën e parë të vitit, krahasuar me 2020-n.

Rritja ka ardhur kryesisht në zonat periferike të qytetit, nxitur nga standardi i ndërtimit në pallatet e reja, si dhe në zonat jashtë Tirane, ku po ndërtohen rezidenca. Pronat në vendet bregdetare shënuan rënie të çmimeve, ndërsa në rrethe raportohen ndryshime të papërfillshme.

Pavarësisht rritjes së çmimeve, shitjet janë ende më të ulëta krahasuar me nivelet para pandemisë, me 709 prona të shitura, por në rritje krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Afërsisht 1/3 e blerësve kanë qenë shtetas jorezidentë, pra emigrantë ose të huaj, ku këta të fundit janë fokusuar kryesisht në zonat bregdetare, që i konsiderojnë edhe si një investim për të ardhmen.

Sa i takon kohës mesatare të shitjes së pronave, me përjashtim të rretheve, kudo tjetër të dhënat tregojnë për një shitje më të shpejtë, edhe pse u rrit mundësia për të negociuar me çmimin.

Në vijim, një pjesë e agjentëve të tregut imobiliar shprehen optimistë në parashikimet e tyre, ku ¼ e subjekte të pyetura presin si rritje të shitjeve, ashtu edhe të çmimeve, në pjesën e mbetur të këtij viti dhe në fillim të 2022-it, kur rimëkëmbja nga kriza ekonomike pritet të jetë më e plotë.