“Veç Shqipëri dhe Kosovë”, Kurti zbulon 90 minutat e takimit me Ramën: Nuk u përmend asnjëherë Serbia

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 11:51
kurti 14 1024x576

“Veç Shqipëri dhe Kosovë”, Kurti zbulon 90 minutat e takimit me Ramën: Nuk u përmend asnjëherë Serbia

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 11:51

Në fund të konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, zbuloi 90 minutat e takimit me homologun shqiptar. Duke e cilësuar këtë një njoftim të rëndësishëm, Kurti tha se në një orë e gjysmë takim mes dy delegacioneve nuk u përmend asnjëherë Serbia përveç Kosovës dhe Shqipërisë dhe zhvillimit të dy vendeve.

“Një njoftim të rëndësishëm: Gjatë takimit tonë rreth një orë e gjysmë ku kryeministri Rama ka ardhur me gjysmën e Këshillit të tij të Ministrave, më shumë kanë diskutuar ministrat tanë sesa ne të dy dhe gjithçka ka qenë me qasje zhvillimore. Për një orë e gjysmë nuk është përmendur fjala Ballkan dhe as Serbi, por veç Kosovë dhe Shqipëri dhe mos të krijohet përshtypja se ne kur takohemi vetëm flasim për politikë ndërkombëtare, por kemi shumë punë për të bërë  në aspektin e ekonomisë, tregtisë, infrastrukturës, por u përgjigjemi çdo pyetjeje”.