Viti i ri shkollor, sërish mësim me turne dhe orë të reduktuara

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 16:10

Viti i ri shkollor, sërish mësim me turne dhe orë të reduktuara

Përditësuar më: 27/9/2021, ora 16:10

Shkolla filloi zyrtarisht dhe për të tretin vit radhazi në kushtet e pandemisë. Krahas maskës dhe alkoolit, nxënësit e arsimit publik do të vijojnë të penalizohen nga turnet.  

Shkollat nuk kanë ambiente për të plotësuar protokollet anti-Covid, ndaj sërish mësimi do të jetë me turne dhe orë të reduktuara. Me kushtet e pandemisë janë mësuar edhe më të vegjlit dhe më të rinjtë e shkollës.

Edhe për mësuesit sapo filloi një tjetër vit i vështirë shkollor. Në shkollat publike të Tiranës, mësimi do të zhvillohet deri në orët e darkës, me 4 turne dhe 25 minuta. Ky vendim nuk është pritur mirë nga nxënësit dhe prindërit, të cilët e dinë se mësimi në këto kushte vetëm do të shtojë mangësitë.

Drejtuesit e shkollave thonë se ky fillimvit, edhe pse me turne, mësuesit i ka gjetur të vaskinuar.

Të hënën e 27 shtatorit, mbi 500 mijë nxënës nisën zyrtarisht mësimin, nga të cilët 40 mijë janë për herë të parë. Ndryshe nga arsimi publik, në shkollat private mësimi zhvillohet normalisht dhe pa turne.