Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

330 të arrestuar për trafik droge dhe armësh, në operacionin e Europol merr pjesë edhe Shqipëria

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 19:06 | Kronikë
330 të arrestuar për trafik droge dhe armësh, në operacionin

330 persona janë arrestuar nga Europol në një operacion masiv të zhvilluar në 27 vende, mes të cilave edhe Shqipëria. Operacioni është zhvilluar në periudhën 15-18 shtator, dhe në të janë shënjestruar persona për vepra të ndryshme penale si trafikim armësh, lëndësh narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Operacioni është zhvilluar në 17 vende anëtarë të BE dhe 10 vende jo anëtarë, thotë Europol, mes të cilave edhe në Shqipëri.

https://a2news.com/2021/09/27/shpartallohet-karteli-ballkanik-qe-mbushte-europen-me-kokaine/

Operacioni në terren u zhvillua kryesisht në vendet e Europës Juglindore, thotë Europol, ku në total u përfshinë 11 mijë efektivë. Gjatë operacionit u sekuestruan 154 armë zjarri (mes të cilave 65 pistoleta dhe 86 pushkë), 57 granata dore dhe lëndë shpërthyese, 2125 municione, 719 kg kanabis dhe 920 rrënjë marijuane.

“Ballkani Perëndimor është një nyje kyçe për trafikimin e armëve drejt vendeve të BE”, thotë Europol. “Trafikimi i armëve shkon paralel me atë lëndëve narkotike, pasi armën janë të nevojshme për fitimin dhe ruajtjen e territorit që përdoret si treg për drogën. Çmimet e armëve në Ballkanin Perëndimor janë në rritje momentalisht, edhe pse mbeten ende shumë më të lira sesa në vendet e Europës Perëndimore”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani