
Dëmtimet e sulmuesve, Dybala dhe Morata jashtë deri në fundin e muajit tetor
Juventus sfidon Chelsea, këtë të mërkurë, në Champions Leaguepor bardhezinjtë do të vuajnë dy mungesa shumë të rëndësishme, Paolo Dibala dhe Alvaro Morata.
Dyshja e sulmit u dëmtua në ndeshjen ndaj Sampdorias në kampionat dhe do të qëndrojë jashtë për një afat jo të shkurtër.
Për Dybala, lëndimi është më pak serioz nga se u mendua. Nuk ka tërheqje muskulare për argjentinasin çka do të thotë se mund të rikthehet pas pauzës së kombëtarëve, ndërkohë që më e komplikuar është situata e Moratas.
Dëmtimi i spanjollit rezultoi më i rëndë nga sa u parashikua dhe Morata rrezikon tanimë edhe sfidën e 20 tetorit në Champions League, përballë Zenit në Rusi.