Dy tërmete trondisin provincën Treviso në Itali

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 09:26
termet lajm i fundit 1024x576

Dy tërmete trondisin provincën Treviso në Itali

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 09:26

Dy tërmete me magnitudë 3.6 dhe 3.7 u regjistruan në sekuencë të shpejtë pak pas orës 02:45 të mëngjesit në Veneto, në provincën e Trevisos në Itali.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), dy tërmetet kishin një thellësi prej rreth 10 km dhe epiqendra e tyre u regjistrua në Miane.

Lëkundjet u ndjenë nga popullata, por për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz apo prona.