Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Fauci: Vaksinimi me tri doza rrit ndjeshëm mbrojtjen ndaj Covid-19

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 20:00 | Bota
Fauci: Vaksinimi me tri doza rrit ndjeshëm mbrojtjen ndaj Covid-19

Presidenti amerikan Joe Biden, përvesh sërish mëngët dhe merr përpara kamerave dozën e tretë të vaksinës së koronavirusit.

Qëllimi është të ofrojë një shembull të fortë për amerikanët që duhet të marrin dozën përforcuese, edhe pse miliona vetë nuk janë vaksinuar ende me të parën. Kreu i Shtëpisë së Bardhë refuzoi kritikat se shtetet e bashkuara duhet të shpërndajnë më shumë vaksina rreth botës para se të lejojnë dozat përforcuese në vend.

“Ne po ndihmojmë, po bëjmë më shumë se çdo vend tjetër në botë. Do të kemi mbi 1 miliard vaksina dhe do të bëjmë pjesë tone”, tha Biden.

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, mbështeti javën e kaluar dhënien e dozës së tretë të vaksinës së Pfizer për amerikanët mbi moshën 65-vjeçare, personat me probleme shëndetësore, ata që punojnë në vende me rrezik të lartë infektimi dhe ambiente institucionale. Biden tha se edhe bashkëshortja e tij 78-vjeçare do të merrte shpejt dozën përforcuese. Shkencëtarët janë të ndarë mbi nevojën e një doze të tretë kur shume persona në SHBA mbeten të pavaksinuar, megjithatë eksperti i lartë i sëmundjeve infektimeve, Antoni Fauci, është i bindur në efektshmërinë e një regjimi të tillë vaksinimi.

“Teksa grumbullojmë më shumë të dhëna bëhet më e qartë se dozat përforcuese të vaksinave MRNA, do të kthehen në nja regjim standard të vaksinimit kundër koronavirusit. Me dy doza je i mbrojtur, por e treta e zgjat edhe më shumë efektin. Të dhënat në SHBA dhe Izrael tregojnë zbehje të imunitetit me kalimin e kohës. Prandaj, kategori të veçanta do të zhvillonin mbrojte më të fortë nëse merrnin një dozë të tretë, 6 muaj pas të dytës”, tha Fauci.

Sipas rregullatorëve amerikane, vetëm personat që kanë marrë dozën e fundit të vaksinës së Pfizer të paktën 6 muaj më parë, mundtë marrin të tretën. FDA ende nuk e ka konsideurar aplikimin e Modernës për dozë të tretë, ndërsa Johnson & Johnson nuk ka aplikuar ende për një të tillë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani