Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

"Iniciativa Demokratike”, Kadilli me grupin e tij në PD: As Basha, as Berisha nuk fitojnë

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 15:37 | Politikë
"Iniciativa Demokratike”, Kadilli me grupin e tij në PD: As

Iniciativa demokratike është fronti më i ri opozitar brenda Partisë Demokratike. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Fatbardh Kadilli, nismëtar i saj, e ka cilësuar si nevojë imediate që PD-ja ka për t’u rikthyer në shërbim të misionit të saj, ndërkohë që sipas tij është përçarë nga përplasja Berisha-Basha.

“Ne besojmë se asnjëra palë nuk jep zgjidhje të qëndrueshme. Nuk janë zgjidhja as për PD-në dhe as për të ndërtuar opozitë të pastër. Asnjëri nuk bashkon, nuk forcon, nuk na shton, nuk fiton. Nuk jep një fokus të qartë e të vërtetë opozitar, një alternativë konkurruese”, deklaroi Kadilli.

Iniciativa Demokratike, që do të prezantohet me siglën IDE, do të veprojë si një grupim brenda Partisë Demokratike, me synimin e një opozitarizmi alternativ.

 “Në përputhje të plotë me statutin e PD-së, ne sot shpallim krijimin e Iniciativës Demokratike si strukturë e PD-së jo mbi baza territoriale, por sociale, profesionale, politike. Me shtrirje dhe veprim në gjithë territorin. Opozita nuk është ekskluzivitet i askujt. Partia edhe mund të bëhet monopol, opozitarizmi jo!”, vijoi ish-kandidati për kreun e PD-së.

Mbështetës i kësaj nisme është edhe sekretari i sapoemëruar për çështjet  ligjore dhe zgjedhore në PD, Ivi Kaso. Arben Ristani, Enno Bozdo, analisti Artan Hoxha, Dritan Shano ishin emrat të tjera të cilët shprehën gatishmërinë për të kontribuar në këtë iniciativë që të sjellin një opozitë të fortë përballë Partisë Socialiste.

A2 CNN Livestream

Dita jonë