Koreja e Veriut teston predhat me rreze të shkurtër para prezantimit të nëndetëses së re të Jugut

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 10:56

Koreja e Veriut teston predhat me rreze të shkurtër para prezantimit të nëndetëses së re të Jugut

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 10:56

Koreja e Veriut testoi një predhë me rreze të shkurtër në bregun lindor të Gadishullit Korean, vetëm pak orë para se Koreja e Jugut të prezantonte një nëndetëse të re.

Predha në fjalë u lëshua rreth orës 06:40 me orën lokale të martën, thanë autoritetet ushtarake të Koresë së Jugut në një deklaratë për mediat, duke shtuar gatishmërinë e forcave koreano-jugore.

Komanda amerikane për zonën e Indo-Paqësorit, e cila ndodhet në Havai, tha se po konsultohet me partnerët rreth testimit të kryer nga Koreja e Veriut, por shtoi se nuk përbënte kërcënim për personelin amerikan apo aleatët e SHBA-së.

Penianit i është ndaluar të testojë predha balistike dhe bërthamore, sipas ligjeve ndërkombëtare në fuqi. Por ky ishte testimi i tretë i Koresë së Veriut këtë muaj, pas predhave të lëshuara më 11, 12 dhe 16 shtator.

Nëndetësja e re e Koresë së Jugut, e ndërtuar e gjitha me teknologji vendase, prodhuar nga Hyundai, duket se ka shqetësuar Kim Jong Un. Ajo është 83,5 metra e gjatë dhe mund të qëndrojë deri në 3 javë nën ujë, me një ekuipazh deri në 50 persona.