Legjenda e NBA: Basketbollistët e pavaksinuar të përjashtohen nga loja

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 10:11
hypatia h 74d30eccf7fbba96035f49f85b2b2645 h b30f1823822df4c9011d1487fd4022d1 868x579

Legjenda e NBA: Basketbollistët e pavaksinuar të përjashtohen nga loja

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 10:11

Lojtarët e NBA të pavaksinuar duhet të përjashtohen nga skuadrat e tyre, tha legjenda e basketbollit amerikan, Kareem Abdul-Jabbar, në një intervistë për revistën “Rolling Stone”. “NBA duhet të këmbëngulë që të gjithë lojtarët dhe stafet e skuadrave të vaksinohen, ose t’i largojë nga skuadra”, tha Abdul-Jabbar.

“Nuk ka vend për lojtarët që janë të gatshëm të rrezikojnë shëndetin dhe jetën e shokëve të skuadrës, stafit dhe tifozëve, thjesht sepse nuk janë në gjendje të perceptojnë seriozitetin e situatës, ose nuk bëjnë kërkimet e duhura”.

Të hënën, në një tjetër intervistë, këtë herë për Don Lemon në CNN, Abdul-Jabbar, shtoi: “Nuk mendoj se ata po sillen si shokë të mirë skuadre, ose si qytetarë të mirë. Jemi në një luftë dhe maskat e vaksinat janë armët për të luftuar”.

NBA nuk ka vendosur ndonjë detyrim për vaksinimin e lojtarëve, por kjo u është kërkuar gjyqtarëve dhe personave të tjerë që punojnë afër lojtarëve.