Milani bie në minutën e 97, Atletico triumfon në “San Siro”, por surpriza vjen nga Madridi

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 23:11
leaaaa 1024x569

Milani bie në minutën e 97, Atletico triumfon në “San Siro”, por surpriza vjen nga Madridi

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 23:11

Atletico Madrid mori një fitore në fund ndaj Milanit në “San Siro” edhe pse kuqezinjtë ishin në avantazh deri në minutën e 84-t.

Skuadra e Piolit e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, ndërsa arriti të shënojë me Leaon në minutën e 20, por gjithçka ndryshoi pas vetëm 9 minutash. Kessie mori kartonin e dytë të verdhë dhe e lë ekipin me një lojtar më pak.

Në vazhdim, në fushën e lojës ishin vetëm kampionët e Spanjës, të cilët e gjetën golin e barazimit në minutën e 84-t me francezin Griezmann, ndërsa Suarez shënoi edhe golin e fitores teksa ekzekutoi në mënyrë perfekte një 11-metërsh të diskutueshëm në minutën e 97.

Ndërsa skuadra e Simeones morin pikët e plota në San Siro, rivalët e tyre, Reali i Madridit bëri surprizën e madhe duke u mposhtur në Spanjë 1-2 nga modetstët e Sheriff Tiraspol.