Ministri serb i Mbrojtjes: Ushtria nuk ka hyrë aty ku nuk duhet në Kosovë

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 12:33

Ministri serb i Mbrojtjes: Ushtria nuk ka hyrë aty ku nuk duhet në Kosovë

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 12:33

Në tjetër sinjal për zbutje të qëndrimit të Beogradit erdhi nga ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç. Në një intervistë për televizionin Pink, ai pranoi se ka ngritur nivelin e gatishmërisë së ushtrisë për shkak të situatës në veri të Kosovës, por se kjo vlen për territorin deri në vijën kufitare me Kosovën.

Sipas tij, gatishmëria dhe shtimi i prezencës ushtarake në kufi me Kosovën është kryesisht mekanizëm parandalues. “Kemi të drejtë të pozicionohemi në territorin tonë, askush s’na tregon çfarë të bëjmë, është vendim sovran. Nuk po shkelim asnjë marrëveshje ndërkombëtare, ushtria s’ka hyrë askund ku nuk duhet të hyjë”, ka thënë Stefanovic. Ai shtoi se ngritja e gatishmërisë së ushtrisë serbe ka treguar se “Serbia nuk i lejon incidentet”.