Ndërpritet mbledhja e komisionit të Shëndetësisë, PD: Kuvendi fshin nga faqja mbledhjen e drejtuar nga opozita

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 11:58
PD selia 4 1024x576

Ndërpritet mbledhja e komisionit të Shëndetësisë, PD: Kuvendi fshin nga faqja mbledhjen e drejtuar nga opozita

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 11:58

Kuvendi i Shqipërisë ndërpret transmetimin e mbledhjes së konstituimit të Komisionit të Shëndetësisë. Mbledhja e komisionit që drejtohet nga opozita u ndërpre teksa Vokshi po tregonte fotografitë me dy standardet e mazhorancës. Më pas, zyra e shtypit e selisë blu njoftoi se Kuvendi i Shqipërisë ka fshirë nga faqja online mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë.

“Mbledhja e komisionit që drejtohet nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi, u ndërpre kur zonja Vokshi po shfaqte fotografitë që tregojnë dy standardet e mazhorancës; mbledhje online për t’i kufizuar hapësirën opozitës dhe mbledhje fizike të qeverisë dhe PS-së, pa respektuar masat për pandeminë.

Kuvendi i Shqipërisë fshin nga faqja mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë, të drejtuar nga opozita”, njofton PD.