Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nga Radhima në Orikum, prindërit nuk përballojnë dot transportin e fëmijëve

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 10:40 | Sociale
Nga Radhima në Orikum, prindërit nuk përballojnë dot

Mbyllja e shkollës 9-vjeçare dy vjet më parë në fshatin Radhimë i ka detyruar nxënësit t’i drejtohen shkollës në Orikum, por duke vuajtur problemin e transportit. Prindërit dhe banorët e zonës shprehen të shqetësuar për situatën, duke kërkuar zgjidhje, madje duke pranuar ta paguajnë edhe vetë rrugën, por ende asnjë mjet transporti nuk i është vënë për fëmijët.

Për situatën është vënë në dijeni edhe kryeplaku i fshatit Radhimë.

Prindër që presin fëmijët jashtë ambienteve të shkollës shprehen të shqetësuar, ndërsa një problematikë e tillë, sipas tyre, duhet të marrë zgjidhje sa më parë.

Ndërkohë, drejtues të zyrës rajonale të arsimit në Vlorë kanë deklaruar se nuk kanë asnjë kërkesë zyrtare për transportin e nxënësve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë