Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Perfundon seanca ndaj Tahirit, SPAK kërkon lënien në fuqi të vendimit

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 10:01 | Kronikë
Perfundon seanca ndaj Tahirit, SPAK kërkon lënien në fuqi të

Përfundon seanca ndaj Saimir Tahirit. Sipas burimeve, SPAK kërkon lënien në fuqi të vendimit të Apelit, kthimin në Gjykim në Shkallë të Parë.

Ndërkohë, avokati Maksim Haxhia ka kërkuar prishjen e vendimit sepse anëtarët e trupës kanë qenë në papajtueshmëri, dhe shqyrtimin e çështjes nga një trup tjetër në Apel.

Tahiri mbërriti në mëngjes në ambientet e Gjykatës së Lartë. Në këtë gjykatë Tahiri kërkoi prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm, që ktheu për rigjykim dosjen e tij.

Rekurs për çështjen ka bërë edhe prokuroria, e cila i qëndron kërkesës për dënimin e Tahirit me 12 vite burg për "trafik narkotikësh" dhe "grup të strukturuar kriminal".

Sipas prokurorisë, Tahiri dhe i bashkëpandehuri i tij Jaeld Cela kanë garantuar grupin e "Habilajve" në trafikun e sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në Itali.

https://a2news.com/2021/08/05/shqyrtimi-i-dosjes-se-saimir-tahirit-dhe-jaeld-celes-do-te-jete-me-28-shtator/

Apeli i Posaçëm e vlerësoi si të gabuar rikualifikimin e veprës penale për ish-ministrin dhe ktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

https://a2news.com/2020/08/10/ceshtja-tahiri-ish-ministri-ben-rekurs-ne-gjykaten-e-larte/

A2 CNN Livestream

Dita jonë