Shpërthim i fuqishëm në një bllok apartamentesh në Suedi, hetohet dhe mundësia e sulmit

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 18:15
120717469 gothenburgreuters1

Shpërthim i fuqishëm në një bllok apartamentesh në Suedi, hetohet dhe mundësia e sulmit

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 18:15

Të paktën 16 persona u plagosën, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një bllok apartamentesh në qytetin suedez të Gotenborgut.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nxorën nga dritaret banorët, të cilët rrezikoheshin seriozisht dhe nga zjarri që përfshiu godinën pas shpërthimit.

Policia ka nisur një hetim të gjerë për rastin dhe nuk përjashtohet mundësia e ndonjë sulmi të mundshëm, pasi ngjarje të ngjashme kanë ndodhur dhe më parë.

Një zëdhënës i policisë u shpreh se me shumë mundësi një mjet shpërthyes mund të jetë vendosur pranë linjës së gazit në bllokun e apartamenteve, e cila ka inicuar më pas dhe zjarrin e fuqishëm.