Testohet ilaçi kundër Covid-19, parandalon simptomat pas infektimit

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 18:49
ILACI KUNDER COVID frame 332 1024x576

Testohet ilaçi kundër Covid-19, parandalon simptomat pas infektimit

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 18:49

Një ilaç i ri antiviral, mund të luftojë Covid-19 që në fazën e parë pas infektimit. Kompania amerikane Pfizer po teston medikamentin që mund të frenojë madje edhe simptomat dhe të kufizojë transmetimin te personat e tjerë brenda një banese.

Provat për medikamentin oral do të përfshijnë 2660 pjesëmarrës të rritur të shëndetshëm që jetojnë në të njëjtën familje me dikë që është i infektuar me COVID-19.

Kompania Pfizer, gjithashtu, po studion ilaçin te personat tashmë të infektuar me COVID-19, por që ende nuk kanë zhvilluar simptoma serioze. Janë të paktën, 3 antivirale që po testohen klinikisht dhe rezultatet mund të dalin brenda vjeshtës ose dimrit.