Vranësira dhe reshje shiu, por temperaturat mbeten të larta

Publikuar më: 28/9/2021, ora 07:05

Vranësira dhe reshje shiu, por temperaturat mbeten të larta

Publikuar më: 28/9/2021, ora 07:05

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta mbizotërojnë të gjithë vendin, duke sjellë ndonjë shi të izoluar gjatë paradites.

Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat në veri dhe zonat lindore ku priten shira të dobët, ndërsa vetëm momente të shkurtra me shira të papërfillshëm priten në zonat perëndimore. 

Temperaturat e ajrit mbeten të larta gjatë mëngjesit, por një rënie të lehtë sjell mesdita kur maksimumi në rang vendi ulet në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë paradite dhe në mbrëmje nga drejtimi veriperëndimor, por në mesditë era forcohet në mesatare deri e fortë duke aktivizuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.