Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vrasja e oficerit në Lezhë, ministri i Brendshëm: Nuk duhej të kishte një tjetër dëshmor në luftën me paligjshmërinë

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 14:18 | Kronikë
Vrasja e oficerit në Lezhë, ministri i  Brendshëm: Nuk duhej

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, reagoi për vrasjen e oficerit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, paraditen e kësaj të marte, ndërkohë që vijon operacioni për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes.

“I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë”, tha Çuçi në një postim në Twitter.

Policia vijon punën për kapjen e 21-vjeçarit Aldo Rama, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani