Vrasja e oficerit të Krimeve në Lezhë, Yuri Kim shpreh ngushëllimet

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 16:15
Screenshot 2 25

Vrasja e oficerit të Krimeve në Lezhë, Yuri Kim shpreh ngushëllimet

Përditësuar më: 28/9/2021, ora 16:15

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, shprehu ngushëllimet për vdekjen e oficerit të Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha, i vrarë këtë të martë gjatë një operacioni policor.

“Policët dhe efektivët e tjerë të ndihmës së parë përballen me rrezikun në emër të të gjithë qytetarëve dhe u jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që keqbërësit të vihen para drejtësisë”, shkroi ambasadorja në Twitter.

Vrasësi i dyshuar, i identifikuar si Aldo Rama nga Policia, është larguar pas krimit, ndërsa në zonën e Kune-Vainit vijon operacioni për kapjen e tij. Në vend kanë shkuar forcat RENEA dhe FNSH, të ndihmuar edhe nga qentë e policisë dhe një helikopter që patrullon zonën nga ajri.