Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vrau oficerin e Krimeve në Lezhë, Policia: Autori i dyshuar është vetëplagosur

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 15:50 | Kronikë

Policia ka arritur të arrestojë Aldi Ramën, autorin e dyshuar të vrasjes së oficerit të Krimeve të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, pas një operacioni që zgjati disa orë, në zonën e Kune-Vainit. Sipas informacioneve të siguruara nga A2 CNN, Rama ka tentuar të vetëvritet, por ka mbetur i plagosur, në gjendje kritike për jetën.

"Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën", tha Policia në një njoftim për mediat. Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni celular i Ramës.

Oficeri i Krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha mbeti i vrarë këtë të martë gjatë një kontrolli për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Policia the se oficeri ndërroi jetë ndërsa transportohej për në spital. Efektivi 44-vjeçar ishte nga Puka dhe prej vitesh ishte punonjës policie në Lezhë dhe Shëngjin.

https://a2news.com/2021/09/28/vritet-oficeri-i-krimeve-ne-komisariatin-e-policise-se-lezhes/

Sipas Policisë, autori i dyshuar i vrasjes, 21-vjeç, ishte i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja.

Sipas burimeve, Hoxha ndodhej me 4 kolegë të tij kur ndaluan një mjet që rezultonte me targa të vjedhura. Ndalimi ishte pasojë e dyshimeve se në atë zonë të mbrojtur nga shteti për pasuritë natyrore, po kultivoheshin lëndë narkotike. Nga një distancë të afërt oficeri u qëllua nga 21-vjeçari, i cili duhet të ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drogë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë