Berisha sulmon Bashën: Ekzekutoi njerëz me 20 vite kontribut në Partinë Demokratike

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 18:52
29 SHTATOR 2021 BERISHA frame 67528 1024x576

Berisha sulmon Bashën: Ekzekutoi njerëz me 20 vite kontribut në Partinë Demokratike

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 18:52

Sali Berisha bën fajtor edhe veten për mos reagimin në kohë ndaj dështimeve të njëpasnjëshme të Lulzim Bashës sipas tij në zgjedhjet e 2017.

Ish-kryeministri akuzoi Bashën se me një listë për deputetë të bërë në mesnatë ekzekutoi njerëzit me kontibute mes demokratëve.

“Në një listë të bërë pas mesnate u ekzekutuan si në pusi, njerëz që kishin 20 vite kontribute në PD. Unë nisa procesin e përgjegjësisë për këtë akt. I kërkova Bashës të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2017 pasi nuk kishim pësuar humbje të tilla. Por problemi nuk është që nuk nisa procesin që ai të merrte përgjegjësitë për humbjen e tmerrshme. Unë i thoja çdo gjë atij në zyrën time, por nuk e bëja atë sepse nuk kisha ndërmend të rikthehesha”, u shpreh ish-kryeministri.