Ra në krye të detyrës, Çuçi: Djemtë e Saimir Hoxhës do të marrin 170% të pagës së tij

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 14:10
cuci 4 1024x576

Ra në krye të detyrës, Çuçi: Djemtë e Saimir Hoxhës do të marrin 170% të pagës së tij

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 14:10

Djemtë e mbetur jetimë të oficerit të vrarë, një ditë më parë, në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama, do të marrim trajtim gjatë gjithë jetës së tyre deri në 18 vjeç, ose 25 vjeç nëse vazhdojnë shkollën e lartë. Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë, ku sipas tij me marrjen e titullit “Dëshmor i Atdheut” fëmijët do të marrin një pagë prej 170% të pagës që ka pasur Saimir Hoxha.

“Dje, humbi jetën në mënyrë tragjike nënkomisari Saimir Hoxha dhe me marrjen e titullit “Dëshmor i Atdheut” kur të hyjë në fuqi ligji i ri që miratuam në mbledhjen e parë të qeverisë, fëmijët do të trajtohen në përkujdesje të Republikës. Ata do të marrin trajtim gjatë gjithë jetës së tyre, deri në 18 vjeç, dhe nëse vazhdojnë shkollën e lartë, deri 25 vjeç. Të dy djemtë, do të marrin një pagë prej 170% të pagës që ka pasur Saimir Hoxha, jo vetëm kaq, por do të marrin dhe trajtim falas shëndetësor dhe gjithë përfitimet që vijnë nga statusi i Dëshmor të Atdheut. Familjarëve dhe fëmijëve do t’u mungojë babai, por jo përkujdesja ndaj shtetit dhe shoqërisë për të cilën Saimir Hoxha dha jetën”, u shpreh Çuçi.