Ekzekutimi i oficerit në Lezhë, minutat e fundit të vrasësit të policit

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 18:13

Ekzekutimi i oficerit në Lezhë, minutat e fundit të vrasësit të policit

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 18:13

Kjo është zona, ku mori fund arratia e 21-vjearit Aldi Rama, pasi kishte ekzekutuar me dy plumba oficerin e krimeve të Drejtorisë së Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha.

Kjo është shtëpia e bardhë, nga ku forcat speciale të policisë vendosën kontakt viziv me 21-vjeçarin, i cili vazhdonte të bënte rezistencë.

Familjarë të kësaj banese kanë treguar në distancë se e kishin parë të arratisurin e armatosur të vinte drejt banesës së tyre dhe pasi ishte futur në oborr, kishte kaluar rrethimin për të kaluar më pas një kanal me ujë dhe për t’u fshehur në këtë vend, ku më pas mendohet se ka qëlluar edhe veten në kokë me armën që kishte.

Gjatë kësaj kohe dëshmitarë okularë shprehen se kanë dëgjuar tre krisma armësh. Ndërsa këto janë njollat e gjakut të 21-vjeçarit, në kohën kur forcat e policisë e kanë transportuar trupin e tij, drejt autoambulancës

Në këtë mënyrë përfundoi ngjarja e tragjike e së martës në Kune Vain të Lezhës, ku vrasja e oficerit të krimeve Saimir Hoxha u pasua me një ndjekje që zgjati për më shumë se 5 orësh të autorit, 21-vjeçarit Aldi Rama dhe që përfundoi me vetëplagosjen e këtij të fundit dhe që më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.