Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Evi Kokalari doli në krah të Berishës dhe akuzoi Bashën, PD: Spekulante politike, do e padisim për shpifje

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 20:05 | Politikë
Evi Kokalari doli në krah të Berishës dhe akuzoi Bashën, PD:

Partia Demokratike ka sulmuar me anë të një deklarate për shtyp Evi Kokalarin e cila ka shoqëruar ish-kryeministrin Sali Berisha në dy takimet e fundit me mbështetësit e tij dhe ka kritikuar ashpër kryedemokratin Basha.

Sipas PD, Kokalari është një spekulante politike që përsërit shpifjet e Ramës dhe Ballës ndaj kryetarit Lulzim Basha.

“Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëve shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha. Autoritetet përgjegjëse me kërkesë të vetë Partisë Demokratike hetuan për 2 vite lidhur me shpifjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, duke provuar në mënyrë ligjore dhe përfundimtare se ato ishin vetëm shpifje.

Ricikimi i të njëjtave shpifje, bëhet për të njëjtin qëllim, atë të mbajtjes në këmbë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën”, shkruhet në reagim.

Gjatë "Foltores" së Durrësit, Kokalari deklaroi se Basha e përjashtoi Berishën në këmbim të mbylljes së dosjes së ashtuquajtur të lobimit me fonde ruse. Për këtë dosje, Kokalari tha se Bashës i ishte hequr viza amerikane.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu