Gjykata e Posaçme, kalon në gjykim dosja për ish-kryebashkiakun e Pogradecit

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 14:34
Vetingu Gjykata e posacme 1024x553

Gjykata e Posaçme, kalon në gjykim dosja për ish-kryebashkiakun e Pogradecit

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 14:34

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri, i dyshuar për abuzim me një tender, si edhe pengim të procesit zgjedhor në zgjedhjet e qershorit 2019.

Bashkë me të, në gjykim do të shkojnë edhe ish-zëvendësi i tij, Avdualla Cano, dy ish-zyrtarë të tjerë vendorë dhe dy ish-punonjës të Drejtorisë Arsimore Pogradec.

Në proces ata do të përballen me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera”, lidhur me dy episode. Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano në vitin 2017 kanë favorizuar një kompani në një tender për blerje drush zjarri me fond 9.2 mln lekë.

Në episodin tjetër, SPAK pretendon se përmes dy punonjësve të drejtorisë arsimore ish-kryebashkiaku Kapri i ka vënë drynin tre shkollave dhe një kopshti, që ishin miratuar nga KQZ si qendra votimi.