I jepet lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut”, Saimir Hoxha

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 15:49

I jepet lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut”, Saimir Hoxha

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 15:49

Familjare, miq, kolegë e zyrtarë të shtetit i dhanë lamtumirën e fundit Nënkomisarit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, i vrarë dje në krye të detyrës.

Presidenti Meta, kryeministri Rama dhe kryetari i opozitës Basha dhanë mesazhet e tyre pas homazheve në nderim të oficerit, të shpallur tashmë “Dëshmor të Atdheut”.

Ndërsa kryeministri Rama, krahas ngushëllimeve, bëri me dije ndihmën financiare për familjen e policit të ndjerë, kreu i shtetit Meta bëri thirrje për luftë frontale ndaj krimit të organizuar dhe atij ordiner. Kryedemokrati Basha tha se si ish-ministër i Brendshëm e ka dhe më të fortë ndjenjën e solidaritetit me uniformat blu, sipas tij të braktisur nga qeveria.

Pas homazheve në Pallatin e Kongreseve, ceremonia mortore për Nënkomisar Hoxhën, u zhvillua në Varrezat e Dëshmorëve.