Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ibrahimovic nuk luan me Milanin, Suedia e grumbullon

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 09:20 | Futboll
Ibrahimovic nuk luan me Milanin, Suedia e grumbullon

Zlatan Ibrahimoviç humbi edhe rikthimin e Milanit në Champions League në stadiumin San Siro. Shpresat e pakta që ekzistonin, u venitën pasi sulmuesi u largua përpara kohe nga qendra sportive në Milanelo. Braktisja e stërvitjes ishte sinjal që Ibra nuk ishte në dispozicion për duelin me Atletico Madrid.

Futbollisti, i cili javën e ardhshme feston 40-vjetorin e lindjes, ka luajtur vetëm pak minuta në këtë sezon, për shkak të operacionit në gju. Por, edhe pse është ende në fazë rehabilitimi, përfaqësuesja suedeze vendosi ta grumbullojë.

Në këtë mënyrë, Ibrahimoviç mund të japë kontributin në përballjet me Kosovën dhe Greqinë, në kualifikueset e Botërorit 2022, në Katar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu