Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Java e modës në Paris, Dior prezanton një koleksion shumëngjyrësh

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 12:15 | Lifestyle

Shpërthim ngjyrash dhe mini fustane të frymëzuara nga vitet '60 dhe '70, në koleksionin e Christian Dior, i shfaqur në javën e modës në Paris.

Të ftuarit duhej të tregonin certifikatat shëndetësore në telefonat e tyre celularë për të hyrë në kopshtet Tyilwri.

Stilistja Maria Grazia Chiuri, prezantoi xhaketa të shkurtra e të lirshme, të kombinuara me minifunde. Mes pëlhurave të përdorura ishin ato të materialeve për zhytje, të cilat i shtonin një prekje sportive veshjeve shumëngjyrëshe.

 “Kemi përdorur shumë ngjyra në këtë koleksion pasi deshëm të jepnim idenë e të qenit lozonjare dhe gjithashtu idenë e performancës”, deklaroi stilistja.  

Dizenjatorja risolli çizmet dhe këpucët me pak takë, me ngjyra të ndezura si çiklamini dhe portokallia. Ishin përdorur printime të leopardit dhe veshje ushtarake, e po ashtu imazhe të kafshëve përmes teknikave të qëndisjes.

Dhjetëra marka të njohura do të prezantojnë koleksionet e tyre në kryeqytetin francez, deri në 5 tetor, duke i vënë kështu kapakun një muaji që risolli rikthimin e audiencës dhe personaliteteve në eventet e modës në Nju-Jork, Londër e Milano.

A2 CNN Livestream

Dita jonë