Kërkonte që t’i rikthente në punë familjarët, 29-vjeçari merr peng përgjegjësin e zyrës arsimore

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 15:06
policia Bulqize 1024x576

Kërkonte që t’i rikthente në punë familjarët, 29-vjeçari merr peng përgjegjësin e zyrës arsimore

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 15:06

Një ngjarje e rëndë dhe disi e pazakontë ka ndodhur në Bulqizë, pasi një 29-vjeçar është arrestuar me akuzën e kanosjes dhe rrëmbimit ndaj një zyrtari të qytetit verilindor.

Bëhet fjalë për shtetasin Aleksandër Koçi, i cili sipas burimeve ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, 52-vjeçarin Kujtim Kërkuti, me detyrë përgjegjës të zyrës arsimore. Arsyeja e gjestit ekstrem ishte kërkesa e 29-vjeçarit që pjesëtarët e familjes së tij t’i riktheheshin vendeve të punës që kishin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.