Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kina e shqetësuar për krizën, kritika për Kosovën: Vendimi për targat, i njëanshëm

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 14:09 | Kosova
Kina e shqetësuar për krizën, kritika për Kosovën:

Edhe Kina reagon lidhur me tensionet në kufi mes Kosovës dhe Serbisë, që shpërthyen pas vendosjes së reciprocitetit për targat. Ambasadorja e këtij shteti në Beograd, Chen Bo, tha se po I kushton një vëmendje të veçantë situatës në Jarinjë dhe Bërnjak.

 Gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ajo e konsideroi të njëanshëm vendimin e Kosovës për targat, pavarësisht se të njëjtën praktik ndjek dhe Serbia.

“Veprimet e njëanshme nuk janë në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon”, u shpreh ambasadorja Chen Bo, e cila sipas njoftimit të presidencës serbe, konfirmoi mbështetjen e Kinës për Beogradin lidhur me pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, gjatë ditës, Vuçiç takoi edhe ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Karaçenko. Presidenti serb falenderoi Moskën për mbështetjen e ofruar, ndërsa diplomati rus akuzoi Kosovën se nuk kërkon zgjidhje për krizën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli