Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje, barrikadat në kufi hiqen të shtunën

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 19:11

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje, barrikadat në kufi hiqen të shtunën

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 19:11

Kosova dhe Serbia duket se kanë arritur një akord në lidhje me çështjen e fundit në kufirin mes dy vendeve që çoi në tensionimin e situatës dhe deri në mobilizimin e helikopterëve dhe avionëve luftarakë nga pala serbe.

Si drejtues i delegacionit të Kosovës në Bruksel, zv.kryeministri Besnik Bislimi njofton se është rënë dakord në parim mes palëve për çështjen e targave të përkohshme.

“Marrëveshja parasheh tri elemente. E para nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave, që ishte edhe synimi i ynë të kemi trajtim të barabartë. Është e përkohshme dhe do të formohet grup punues për gjetje të një zgjedhje të përhershme për lëvizje të lirë të veturave brenda gjashtë muajve. Pika e tretë ka të bëjë me qetësimine situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, e pas disa orëve do të zëvendësohet Policia Speciale, që paralelisht me barrikadat do të largohen nga pikat kufitare”, tha Bislimi.