Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kriza me karburantin në Britani, radhë të gjata dhe sherre mes qytetarëve

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 16:02 | Bota
Kriza me karburantin në Britani, radhë të gjata dhe sherre mes

Kriza me karburantet nuk po gjen zgjidhje, pavarësisht se qeveria britanike po angazhon dhe ushtrinë. Për të disatën ditë radhazi, janë raportuar radhë të gjata në pikat e karburanteve. Kjo ka nxitur tensione mes shoferëve, ku natyrisht nuk kanë munguar dhe debatet e forta apo konfrontimet fizike.

 “Ky është një kaos, ka trafik kudo. Ka debate dhe sherre”, thotë shoferi. “Kam një takim te doktori, por jam në pritje. Do qëndroj këtu për një orë dhe kjo më mërzit shumë”, qahet një tjetër.

Rafineritë në Britani të Madhe janë plot me naftë dhe benzinë, por problemi qëndron te transporti. Këtij shteti i nevojiten të paktën 100 mijë shoferë kamioni për të furnizuar pikat e karburantit.

Kjo mungesë i atribuohet kryesisht Brexit dhe pandemisë të koronavirusit, pasi shumë u larguan pas daljes së Britanisë nga BE, ndërsa izolimet e shpeshta kanë penguar trajnimin e shoferëve të rinj. Qeveria e Londrës ka lehtësuar procesin e dhënieve të vizave për punonjësit e huaj, por duket se oferta nuk po pranohet.

 “Faleminderit zoti kryeministër, por jo, nuk do të përfitoj nga kjo mundësi. Nuk mendoj se dikush dëshiron të zhvendoset për 3 muaj për të ndihmuar Britaninë të shpëtojë sezonin e Krishtlindjes”, thotë Jakub, një kamionist polak.

Të paktën 90 për qind e pikave të karburantit qëndrojnë të mbyllura. Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka premtuar që problem me transportin do të zgjidhet përpara festës së Krishtlindjeve, por qytetarët janë skeptikë për këtë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli