Mandati i tretë i Edi Ramës, Berisha: Pjesë të pamohueshme faji ka dhe opozita, dështoi në çdo nismë

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 18:43
29 SHTATOR 2021 BERISHA frame 59237 1024x576

Mandati i tretë i Edi Ramës, Berisha: Pjesë të pamohueshme faji ka dhe opozita, dështoi në çdo nismë

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 18:43

Nga Durrësi, ku vijoi “Foltoren” e tij me demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi edhe njëherë akuza ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Duke renditur arsyet se përse Edi Rama fitoi dhe një mandat të tretë, Berisha bëri përgjegjës dhe opozitën dhe drejtuesin e saj për këtë dështim.

“Në këto zhvillime, pjesën e saj të pamohueshme e ka dhe opozita shqiptare, e cila në këto vite nuk arriti kurrë të organizojë veprimet për t’i treguar vendit një qeverisje. Opozita dështoi pothuajse në çdo nismë nga viti 2013 deri më sot. Ky dështim ka për përgjegjës atë që ishte në timonin e PD. Edhe unë kam pjesën time. Iu kërkoj ndjesë. Dua të shpjegoj ku ishin gabimet e mia. Unë dhashë dorëheqjen dhe nuk bëra gabim. Kur zgjedhjet humbën, t’i duhet të hapësh rrugën dhe unë këtë bëra. Jam përpjekur të ndihmoj me këshilla. Kam qëndruar çdo ditë kundër rekordeve të zeza të qeverisë së Ramës”, u shpreh Berisha.