Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mblidhen mes debateve komisionet parlamentare, PD kërkon prezencën fizike

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 10:28 | Politikë
Mblidhen mes debateve komisionet parlamentare, PD kërkon prezencën

Sot në kalendarin institucional të Kuvendit ishin parashikuar disa mbledhje të komisioneve parlamentare, ku nuk munguan përplasjet midis mazhorancës dhe opozitës.

Ka zgjatur më pak se 4 minuta mbledhja e komisionit për veprimtarinë prodhuese, tregtinë dhe mjedisin, ku në këtë hapësirë të shkurtër kohore u bë gjithsesi konstituimi i komisionit.

Mbledhja e shkurtër u shoqërua me debate nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kërkuan zhvillimin e mbledhjeve me prezencën fizike të gjithë deputetëve.

https://a2news.com/2021/09/28/opozites-i-kerkohet-te-logohen-online-ne-komision-bylykbashi-na-u-mohua-e-drejta-e-fjales-rama-kerkon-te-ktheje-ne-ligj-aferat-korruptive/

Pas largimit të deputeteve të Partisë Demokratike nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, nënkryetari i saj Petro Koçi zhvilloi mbledhjen vetëm me ligjvënësit socialist, me konstituimin e komisionit si pikë e vetme e rendit të ditës.

https://a2news.com/2021/09/28/nderprerja-e-komisionit-te-shendetesise-vokshi-u-minua-parlamentarizmi-te-merren-masa-urgjente/

Ka përfunduar edhe komisioni i mediave, ndërkohë që parashikohet edhe ai i Ekonomisë, ndërkohë që komisioni i Shëndetësisë, akoma nuk ka një orar të dakordësuar nga kryesia e komisionit, sipas Rregullores.

https://a2news.com/2021/09/24/komisionet-online-vendimi-i-konferences-se-kryetareve-ne-kundershtim-me-rregulloren/

A2 CNN Livestream

Dita jonë