Mbrojtësi shqiptar në formacionin e javës në La Liga

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 15:05
Ivan Balliu 1024x576

Mbrojtësi shqiptar në formacionin e javës në La Liga

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 15:05

Rayo Vallecano është një prej surprizave të këtij edicioni në La Liga-n spanjolle dhe Ivan Balliu është mes liderëve të ekipit.

Mbrojtësi shqiptar, për të cilin është sezoni i parë në elitën e futbollit iberik, u përfshi në formacionin më të mirë të javës së shtatë të kampionatit.

Ivan Balliu në formacionin e javës në La Liga

Asisti në golin e dytë të Rayo Vallecanos me Radamel Falcao ishte pika kulmore e një paraqitje të shkëlqyer.

Balliu është aktivizuar si titullar në të gjitha ndeshjet dhe është kthyer në pretendent për një vend në formacionin e kombëtares, në prag të sfidave me Hungarinë dhe Poloninë, në kualifikueset e Katar 2022.