Messi i shtrirë në murin mbrojtës, interneti nuk është dakord

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 13:58

Messi i shtrirë në murin mbrojtës, interneti nuk është dakord

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 13:58

Në një mbrëmje të Champions League ku pati shumë rezultate të befasishme dhe ndeshje të bukura, vëmendjen më të madhe në rrjet e tërhoqi momenti kur Lionel Messi u shtri në tokë pas murit mbrojtës të ngritur nga lojtarët e PSG, për të ndalur një goditje dënimi të Riyad Mahrez në sfidën kundër Manchester City-t.

Fotot e këtij momenti janë bërë virale në rrjet, më shumë sportdashës që e kanë kritikuar veprimin, me pretendimin se Messi – i cili vlerësohet nga një pjesë e mirë e njerëzve si futbollisti më i mirë në botë – nuk e meriton të bëjë këtë “punë”.

Detyra fillimisht iu kërkua Mbappe-s, i cili refuzoi. Në atë moment, Messi tregoi përulësi, duke dhënë shembullin. Një gjest që habiti edhe arbitrin e ndeshjes, i cili iu afruar për ta pyetur nëse ndihej mirë. Pak sekonda më vonë, Mbappe e imitoi, duke e marrë përsipër detyrën e pazakontë.

Veprimi i gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”, për një pozicionim të krijuar pikërisht për ta frenuar atë vetë, bëri menjëherë bujë. Reagimet nuk munguan, në Instagram, Neymar publikoi fotografinë me pyetjen “Çfarë bën aty Leo”, e shoqëruar me të qeshura. Edhe Rio Ferdinand në programet e dedikuar Champions-it nëAngli reagoi. “Kjo nuk mund të ndodhë me Leo-n, kurrë. Nëse do të isha shok ekipi me të do t’i thosha: jo, nuk ka shanse, shtrihem unë për ty. Nuk është ajo ç’ka Messi bën në fushë”, tha ish-mbrojtësi.