Ministrja Ibrahimaj: Koncesionet nuk përbëjnë risk për buxhetin. Shumica e faturave të arbitrazhit s’janë ende detyrim

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 22:15

Ministrja Ibrahimaj: Koncesionet nuk përbëjnë risk për buxhetin. Shumica e faturave të arbitrazhit s’janë ende detyrim

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 22:15

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në intervistën e saj të parë pas marrjes së postit, e ftuar në A2 Business u pyet edhe për kontratat koncesionare, ku theksoi se brenda kësaj jave pritet të publikohet raporti i rashës. Për ministren, ato janë të parashikuara në buxhet dhe nuk përbëjnë asnjë risk.

“Kontratat koncesionare patjetër që kanë një kosto. Ato janë të parashikuara në buxhet. Tashmë Ministria e Financave ka filluar të publikojë një raport që lidhet me koncesionet që lidhet me monitorimin e ecurisë së tyre. Të gjitha koncesionet janë të monitoruara, ka raporte publike. Brenda kësaj jave pritet të publikohet raporti i radhës. Nuk përbëjnë risk për buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, ministrja foli edhe për faturat e arbitrazhit ndërkombëtar, për të cilat tha se në shumicën e rasteve nuk janë ende një detyrim për buxhetin e shtetit.

“Faturat e arbitrazhit ndërkombëtar janë të vlerësuara. Ato janë një element i kontingjiencës. Ato janë të parashikuara nga ministria, por janë një element që në shumicën e rasteve nuk janë ende detyrime për buxhetin e shtetit”, tha ministrja.