Ministrja Ibrahimaj: Në fund të vitit 2021, borxhi i TVSH-së së parimbursuar do të jetë zero

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 22:08

Ministrja Ibrahimaj: Në fund të vitit 2021, borxhi i TVSH-së së parimbursuar do të jetë zero

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 22:08

E ftuar në A2 Business, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ndër të tjera, premtoi se në fund të këtij viti borxhi i TVSH-së së parimbursuar do të jetë zero.

Ministrja theksoi se synimi është që në janar të vitit të ardhshëm, bizneset të fillojnë rimbursimin automatik.

“Në fund të vitit 2021, borxhi i TVSH-së së parimbursuar do të jetë zero. Në fund të muajit gusht ai ka qenë rreth 1,3 miliardë lekë. Në fund të muajit shtator, ky borxh do të shkojë në 500 milionë lekë dhe deri në fund të vitit synohet që ky borxh të shkojë në zero. Ky është një premtim i mbajtur i qeverisë. Është synim që në janar të vitit të ardhshëm, bizneset të fillojnë rimbursimin automatik, ku kontrollet nuk do të jenë më të kryera para dhënies së rimbursimit, por pas, vetëm për ato biznese që janë me risk”, tha ministrja në A2 Business.