PD kërkon hetim për rritjen e çmimit të bukës, Tabaku: Seancë dëgjimore me Autoritetin e Konkurrencës

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 12:53

PD kërkon hetim për rritjen e çmimit të bukës, Tabaku: Seancë dëgjimore me Autoritetin e Konkurrencës

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 12:53

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, ka kërkuar hetim për rritjen e çmimit të bukës. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku të pranishëm fizikisht ishin vetëm deputetët demokratë, Tabaku kërkoi një seancë dëgjimore me Autoritetin e Konkurrencës për rritjen e çmimeve.

“Besoj se kam mbështetje të kolegëve socialistë përveç anëtarëve të PD-së këtu për të thërritur në një seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurrencës. Rritja e çmimit të miellit dhe bukës brenda një dite, marrja e një iniciative pa një hetim në treg, pa dalë me një konkluzion dhe me një raport nga Autoriteti i Konkurrencës, por edhe situata e krijuar në përgjithësi me rritjen e çmimeve, na detyron ne si Komision të jemi të përgjegjshëm përpara atyre që na kanë votuar, të thërrasim këtu Autoritetin e Konkurrencës, të na bëjë një prezantim të situatës, çfarë ka ndodhur me rritjen e çmimit të miellit brenda ditës, çfarë ka ndodhur me rritjen e çmimeve, të na japin një justifikim dhe të diskutojmë për ata që na kanë votuar”.